Foto/ Moti i keq godet Greqinë, erërat e forta dëmtojnë shtëpi dhe makina

Bota
Foto/ Moti i keq godet Greqinë, erërat e forta dëmtojnë

Moti i keq ka goditur Neos Marmaras duke bërë që i gjithë qyteti grek të mbulohet nga uji. E vendet që janë goditur më së shumti nga një stuhi shiu ishin Tasos, Krf dhe Athina.

Dëmet materiale që janë shkaktuar në destinacionin e preferuar turistik, Halkidiki janë shumë të mëdha. Stuhia ka “marrë me vete” shumë kulme të shtëpive, kurse copëzat e forta që binin nëpër rrugë kanë dëmtuar edhe një numër të madh makinash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Erërat e forta me shpejtësi prej 80 kilometra në orë, kanë bërë që të dëmtohen kulmet e materialet e forta që binin në tokë të bllokonin shumë rrugë.

Në Athinë shumë rrugë janë mbuluar nga uji, e erërat kanë shkulur me rrënjë pemët. Ekipet e zjarrfikësve kanë marrë qindra telefonata nga qytetarët.

ME TE LEXUARAT