Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Foto/ Djalë kopertinash, Olta Gixhari poston të birit

Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Tani që është bërë nënë për herë të parë, ndan me ndjekësit e saj foto apo video të ndryshme me të birin, Amar.

Olta tregon herë pas here se është “e çmendur” pas të voglit të saj, i cili e ka bërë të përjetojë emocionet më të bukura të jetës së saj. Aktorja ndihet si në qiellin e shtatë nga lumturia dhe tashmë “ka shkrirë” edhe talentin e saj tek i vogli.

Gixhari e vesh Amarin sipas dëshirës dhe i bën foto look-ut të tij plot stil, ndërsa njërën prej pozave e ndau edhe me ndjekësit në “Instagram”. “Mami është stilistja ime personale”- shkruan Olta krahas fotos ku shfaqet i biri, të cilit edhe kësaj here ia ka fshehur portretin.

Aktorja e njohur aktualisht po jeton në Spanjë me bashkëshortin dhe djalin e tyre. Fansat janë bërë tepër kuriozë jo vetëm për portretin e Amarit por edhe të babait të tij, të cilin aktorja ka preferuar ta mbajë larg syve të publikut.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet