Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Foto/ Dalin pamjet nga spitalet britanike, ku pacientët po luftojnë me Covid-19

Mediat britanike kanë publikuar disa pamje të rralla brenda spitaleve, ku vihet re se njësitë e kujdesit intensiv janë gjithnjë e më të zënë. Shqetësuese është fakti se vetëm në dy javët e fundit, numri i njerëzve në spital të prekur nga Covid-19 është rritur me 40 për qind.

Një ditë më parë, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, prezantoi planin e ri të reagimit ndaj pandemisë koronavirus. Kreu i qeverisë duke iu adresuar ligjvënësve në Dhomën e Komunëve, bëri me dije se nuk do të ketë izolim të ri kombëtar dhe as mbyllje të shkollave e universiteteve, por një ndërhyrje me tre nivele, sipas shkallës së përhapjes së infeksionit.

“Nuk mund të lejojmë që sistemi ynë shëndetësor të kalojë në kolaps. Do të jenë muaj të vështirë, por do të mundemi t’i kalojmë”, tha kryeministri të hënën.

Sipas mediave britanike, tani ka 3,665 pranime spitalore në Mbretërinë e Bashkuar – më shumë sesa kishte kur masat e bllokimit filluan në 23 mars.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet