Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Është më politikan se unë…”, çfarë thotë Kryemadhi për Metën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në Abc neës komentoi raportin e saj me Presidentin Ilir Meta.

Ajo u shpreh se Meta është i vetmi politikan që deklaron shpenzimet e tij që nga faturat e dritave deri te sapuni i duarve.
Ndër të tjera, Kryemadhi tha që Meta është më politikan se ajo dhe se ndryshe nga ai ajo sbën kompromis me fëmijët e saj.

“Ilir Meta është i vetmi politikan që deklaron shpenzimet që nga fatura e energjisë, deri te sapuni i duarve. Kanë kërkuar ta kapin Fatos Nano, Edi Rama, Lulzim Basha, Ambasada amerikane, angleze, dhe nuk kanë arritur.
Ilir Meta siç ka emrin është edhe vetë,i lirë. Është i lirë nga Monika, nga fëmijët, nga prindërit e tij. Ilir Meta garanci për Reformën në Drejtësi e ka dhënë në Uashington.

Ilir Meta është më politikan se unë. Unë nuk bëj kompromis për fëmijët e mi dhe nuk bëj kompromis për të krijuar lumturinë time në kurriz të fatkeqësisë së të tjerëve”, tha Kryemadhi.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet