Ermal Fejzullahu zbulon pse refuzoi Fifin herën e parë: “Nuk bën…”

Pak ditë më parë, këngëtarja Fifi dhe këngëtari Ermal Fejzullahu sollën bashkëpunimin e tyre të parë, “Përjetësi”.
Kjo këng në vetëm pak kohë numëron 2 milionë klikime në Youtube dhe është pëlqyer shumë nga fansat.
Ermali ka rrëfyer më shumë detaje rreth bashkëpunimit me Fifin dhe gjithashtu zbuloi arsyen pse u voua kaq shumë ky projekt.
“Ideja ka lindur shumë spontanisht. Me Fifin kemi qëndruar bashkë nëpër xhirime dhe emisione të ndryshme. Unë e vlerësoj shumë si vokal dhe tekst shkruese [Fifin]. Më ka thënë se kam dëshirë të bëjmë bashkë një këngë. Edhe unë i kam shprehur dëshirën për të bërë bashkë një këngë. Ma ka dërguar një këngë tjetër para kësaj. I kam thënë se kjo nuk është për ne. I kam thënë se duhet të bëjmë diçka që është më artistike dhe që do ta “shkrinim” në këndim. Jemi dakrorduar dhe në momentin që ma ka dërguar tekstin e këngës “Përjetësi”, i kam thënë: Pikërisht kjo është për ne”.
Ermali tha gjithashtu se nuk ka qenë i motivuar që këtë verë të bëjë ndonjë projekt për shkak të situatës me pandeminë.
“Këngën kemi pasur në plan ta publikojmë në muajin qershor. Unë i kam kërkuar Fifit ta shtyjmë publikimin por asaj nuk i është pritur. Pas një konsultimi që ajo ka pasur me menaxherin e vet, jemi dakorduar që ta shtyjmë publikimin deri më tani”, ka shtuar ai.