E rëndë/ Në Gjermani treni shtyp dy fëmijë shqiptarë

Bota
E rëndë/ Në Gjermani treni shtyp dy fëmijë

Mediat në Kosovë shkruajnë se dy fëmijë shqiptarë janë shtypur nga treni në Gjermani.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Munchenit të Gjermanisë, ku humbën jetën dy vëllezërit Arifaj, njëri në moshën 13-vjeçare dhe tjetri në moshën 17-vjeçare.

“Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune. Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Dy djem të moshës 13 dhe 17 vdiqën në një aksident të rëndë që ndodhi këtë mëngjes në Bavari në periferi të Landshut, Gjermani.

Sipas mediave gjermane, dy vëllezërit gjetën vdekjen rreth orës 7:15 të mëngjesit, kur ata u goditën nga një tren ndërsa përpiqeshin të arrinin në stacionin e trenit.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, drejtuesi i trenit u përpoq të ndalonte trenin, por pa sukses.

ME TE LEXUARAT