E rëndë/ Mësuesi përdhunon nxënësin, por gjykata i jep dënimin qesharak

Bota
E rëndë/ Mësuesi përdhunon nxënësin, por gjykata i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në SHBA, ku një mësues ka dehur nxënësin e tij të mitur e më pas e ka përdhunuar.

Stephan Elliot e kishte ftuar nxënësin në një lojë strip-poker, ku ai që humbte duhej të zhvishej.

Ai përfitoi nga nxënësi pasi ishte dehur si pasojë e konsumimit të alkoolit.

Mësuesi i kishte thënë nxënësit se “ishte kënaqësi të zhvisheshe” dhe se mes tyre kishte besnikëri, për t’u siguruar se ai nuk do të tregonte gjë.

I mituri i ishte përgjigjur duke i thënë se ai nuk duhej ta prekte më me dorë, por ngacmimet e vazhdueshme të mësuesit bënë që ai ta denonconte.

Para policisë, mësuesi pranoi se kishte ngacmuar nxënësin e tij, ndërsa më pas dy ish-nxënës të tjerë denoncuan veprimet e turpshme të burrit ndaj tyre.

Pavarësisht kësaj, ai është dënuar vetëm me 13 muaj burg, gjë e cila ka shkaktuar debat në vend.

ME TE LEXUARAT