Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Durrësi “lundron” në ujë, shpërthejnë edhe ujërat e zeza

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit të Durrësit.

Qyteti bregdetar është përfshirë nga reshje të dendura në dy ditët e fundit dhe për këtë arsye rrugë dhe kryqëzime në lagjen 17, 18 dhe lagjen nr 1 kanë pasur problem me rritjen e nivelit të ujit.

Intensiteti i lartë i reshjeve nga dita e djeshme dhe gjatë natës sollën probleme të shumta, pasi kanalizimet e kanë pasur të pamundur tërheqjen e sasisë së ujit të krijuar nga shiu.

Në disa rrugë të qytetit rrjeti i kanalizimeve të ujërave të shiut është i përzier me kanalizimet e ujërave të ndotura dhe në këtë mënyrë ato bllokohen shumë shpejt në raste të reshjeve me intensitet të lartë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet