Dogji burrin dhe vjehrrën, Gjykata dënon me 35 vite nusen vrasëse dhe jep burg për jetë për të dashurin e saj

Aktualitet
Dogji burrin dhe vjehrrën, Gjykata dënon me 35 vite nusen vrasëse

Gjykata e Vlorës jep burg përjetë per Kasem Pirjasin dhe 35 vjet burg për Hysnie Hoxhallarin, të cilët akuzohen për vrasjen e më pas djegien e bashkëshortit dhe vjehrrës së Hysnies.

Denimi i tyre do te kryhet në një burg të sigurise se lartë. Ngjarja makabër tronditi Vlorën më 22 janar të vitit 2018 ku Hysnie Hoxhallari në bashkëpunim me të dashurin e saj Kasëm Pirjasi vranë bashkëshortin dhe vjehrrën e Hysnies, Olsi dhe Selkie Hoxhallari.

Shkak i kësaj vrasje është bërë lidhja e fshehtë që Hysnija kishte me Kasëmin. Krimi u raportua në polici nga vetë e pandehura Hysnie Hoxhallari e cila pasi ka dhënë dëshminë në policinë e Vlorës është kthyer në banesë duke dhënë dhe një intervistë në media, ku ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar se nuk dinte se ku kush mund ta bënte një gjë të tillë, dhe se gjithçka mund të kishte ndodhur për grabitje, pasi burri i saj Olsi Hoxhallari sapo ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant sezonal.

Nga ana tjetër mbrojtja e Hysnie Hoxhallarit, kërkoi pafajësinë për akuzën vrasjes në rrethana familjare, dhe trajtimin e saj të pandehur për fshehje të kësaj vrasje dhe moskallëzimit të krimit. Gjithashtu u kërkua dhe rishikimi i akuzës pasi vrasja në rrethana familjare nuk mund të merret parasysh për persona pa lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

ME TE LEXUARAT