Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dita e 16 e grevës/ Naftëtarët tentojnë të hynë me forcë në uzinë

Pavarësisht motit të keq, disa naftëtarë protestues janë mbledhur sërish në hyrje të Uzinës.

Ndonëse të pakët në numër, disa prej tyre po tentojnë të kapërcejnë portën kryesore për t’u futur në ambientet e Uzinës. Forcat e policisë private qëndrojnë në hyrje dhe nuk po lejojnë futjen e protestuesve,

Të vendosur përballë njëri-tjetrit, protestuesit po tentojnë të hyjnë me forcë brenda rafinerisë. Ata janë përballur me forcat e policisë ku ka pasur dhe përplasje mes tyre. Aktualisht grevistët ndodhen ende në ambient të ngujuar ndërkohë që pjesa tjetër e naftëtarëve që nuk janë futur në grevë kanë dalë në protestë.

Në mbështetje të naftëtarëve protestojnë edhe përfaqësues të sindikatës së fermerëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet