Detajet nga krimet në Elbasan, zbulohet ekzekutimi tjetër i Nuredin Dumanit

Aktualitet
Detajet nga krimet në  Elbasan, zbulohet ekzekutimi tjetër i Nuredin

Detaje të reja dalin në dritë pas ekzekutimeve mafioze të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Elbasanit.

Dumani i shpallur në kërkim nga policia për vrasje, ka qenë mik i ngushtë me Klevis Kapllanajn.

Pas një ekzekutimi, ata dyshohet se kanë kryer së bashku, marrëdhëniet e tyre janë përkeqësuar për shkak të një sasie parash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve, Dumani dyshohet të ketë vrarë shokun e tij për të humbur gjurmët në lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje e ndodhur më 21 korrik. Ramazani u masakrua me thikë pas shpine.

Kapllanaj, 39 vjeç, baba i katër fëmijëve u ekzekutua ne makinën e tij poshtë pallatit. Sipas burimeve, nga krahasimi i pamjeve filmike, Kapllanaj dyshohet të jetë ekzekutori i Emiljano Ramazanit, shkruan panorama.

Sipas hetimeve, Kapllanaj dyshohet të jetë edhe personi që vendosi armën në servisin në pronësi të Albert dhe Seit Manahasës në Qytetin e Peqinit. Në të njëjtën servis, dyshohet se u sigurua automjeti i cili u përdor nga autorët e vrasjes së trefishte në rreth Rrotullimin e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë Endrit Dylgjeri, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, 51 vjeç.

Seit Manahasa dhe babai i tij Alberti vijojnë të qëndrojnë nën masën arrest me burg për armën e sekuestruar në pronën e tyre. Vetë Seit Manahasa, ka pasur miqësi me shtetasin Talo Çela, i shpallur në kërkim nga policia për grabitjen e Rinasit.

ME TE LEXUARAT