Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Armëpushimi në letër, ndërkohë luftimet vazhdojnë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Thirrjet e shumta të komunitetit ndërkombëtar dhe nënshkrim i një armëpushimi të shtunën e kaluar mes palëve për rajonin e kontestuar Nagorno Karabkh, nuk i ka ndaluar Armeninë dhe Azerbajxhanin të vazhdojnë me luftimet në terren.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit mëngjesin e së martës deklaroi se situata në disa pjesë të zonës së konfliktit ka qenë e tensionuar gjatë natës dhe i akuzoi forcat e armatosura armene për bombardimin e Terterit mëngjesin e sotëm.

Ministria armene e Mbrojtjes i mohoi akuzat, duke pretenduar se pala azerbajxhanase “i rifilloi aksionet e shoqëruara me zjarr nga artileria”.

Të paktën 500 persona kanë humbur jetën deri tani dhe mijëra kanë ngelur të pastrehë ose janë shpërngulur që në kohën kur nisën luftimet më 27 shtator.

Marrëveshja e armëpushimit e arritur në Moskë më 10 tetor synonte t’i lejonte forcat etnike armene dhe ato azerbajxhanase t’i shkëmbejnë të burgosurit dhe trupat e njerëzve të vrarë në luftime.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet