Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arjola Demiri: Unë marr 3-4 rroga, por Tropojën e kam dobësi. PD nuk investoi as një gjilpërë

Aktorja e njohur Arjola Demiri, foli në Open për arsyet se pse ajo vendosi të futet në politikë dhe të bashkohet me PS.

Ajo tha se arsyeja është Tropoja, pasi do që të bëhet më shumë për vendin nga ajo vjen, ndërsa shtoi se për këtë arsye u bashkua me PS, pasi siç tha ajo PD pati kohë mjaftueshëm, “por nuk investoi as një gjilpërë”.

Si investime të qeverisë Rama, Demiri përmendi dy ujësjellësa dhe rikonstruksionin e qytetit.

“Jam nga ato që kam dalë hapur me PS, afrimi im ka fakte dhe argumente. Kam pasur bindje të djathta, por kam ndryshuar totalisht mendim, Skam as miq as shokë në PS.

Pika ime e dobët është Tropoja dhe PS ka bërë punë të mirë atje, prandaj u futa në PS. PD ka pas mjaftë kohë për të investuar qoftë dhe një gjilpërë në Bajram Curri po nuk e ka bërë”, tha Arjola.

Pse do të jesh deputete?

Arjola Demiri: “jam një zë i fortë për Tropojën, Kukësin, jam me energji për të ndihmuar rrethin ku unë vij, talenti nuk më ikën. Nuk vij nga ndonjë familje që vjedh por nga një familje e ndershme. Unë ju garantoj që tani marrë më shumë lekë se sa si deputetë. Marr 3-4 rroga por ju thashë që unë e kam pikë të dobët Tropojën.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet