Alarm për bombë në Vlorë, reagon policia: Është vendosur perimetri i sigurisë

Aktualitet
Alarm për bombë në Vlorë, reagon policia: Është

Pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë në lagjen Pavarësia në qytetin e Vlorës, reagon edhe policia.

Policia njofton se grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

ME TE LEXUARAT