Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Agjëroi 4 ditë që Trump të shërohej nga koronavirusi, vdes 38-vjeçari

Një 38-vjeçar nga India ka humbur jetën pasi kishte agjëruar për katër ditë për t’u lutur për shërimin e Donald Trump nga Covid-19.

Sipas familjes së tij, Bussa Krishna Raju adhuronte presidentin e SHBA dhe u trondit shumë kur mësoi se ai ishte infektuar nga koronavirusi.

Raju refuzoi ushqimin dhe filloi të lutej për shërimin e Trump kur mësoi për infeksionin e tij javën e kaluar.

Familja e tij bëri të ditur se ai humbi jetën teksa ishte duke pirë një çaj në rezidencën e të afërmit të tij në fshatin Toopran në rrethin Medak.

Një anëtar i ngushtë i familjes i tha Times of India: “Ai ishte mërzitur kur mësoi për testimin e Trump pozitiv për koronavirus. Ai kaloi net pa gjumë, vdiq nga uria dhe u lut për shërimin e presidentit amerikan për tre-katër ditët e fundit. Ai vdiq nga arrest kardiak dje rreth mesditës”. (burimi:gazetashqip)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet