Zhduket prej 10 ditësh pa asnjë gjurmë 22-vjeçarja, prindërit dyshojnë për rrëmbim

Aktualitet
Zhduket prej 10 ditësh pa asnjë gjurmë 22-vjeçarja,

Prej 10 ditësh, Dajana Mita, kjo 22-vjeçare nga Lushnja që shihni në këtë foto, është larguar nga banesa e saj pa lënë asnjë gjurmë.

Ishte data 2 tetor kur prindërit e saj bën kallzimin në polici por ende nuk kanë marrë asnjë informacion se ku mund të ndodhen vajza e tyre. Ata thonë se vajza bëntë një jetë të rregullt teksa i tremben trafikimit ose vrasjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Them rrëmbyer se kam një dyshim se te telefoni i saj, pash një targë makine, dy ditë dhe kjo targa menjëherë vajta te komisariati i Lushnjes dhe komisariati i verifikoi e mori atje këtë djalin dhe te ky djali dyshoj se ma ka rrëmbyer vajzën.

Ka 10 ditë vajza nuk kemi marrë asnje lloj haberi. Ky djalë që e ka marr mbase e ka shitur, mbase e mban me dhunë nuk e di. Ka qenë e rregullt e mbyllur në vetvete, jo e shkathët. Mos e ka vrarë. 10 ditë pa marr vesh ku është vajza”.

Policia e ka shpallur në kërkim por deri tani për Dajanën nuk dihet ende asgjë. Prokuroria e Lushnjes ka marrë në pyetje një djalë me të cilin vajza ishte njohur në rrjetet sociale.

Ai ka pranuar lidhjen mes tyre, por thotë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e vajzës, telefoni i së cilës rezulton i fikur.

Vajza është parë për herë të fundit teksa largohet me një automjet nga Lushnja në drejtim të Rrogozhinës ./Tv Klan

ME TE LEXUARAT