Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrau kunatën, flet nga burgu Agron Tanushi: Jam penduar! Kishim 7 vite sherr për shtëpinë

TIRANË
Vjen në emisionin “Me zemër të hapur” dëshmia ekskluzive e Agron Tanushit, 31-vjeçari që vrau më 15 shtator ish-kunatën e tij Jetmira Hasanin pas konflikteve të vazhdueshme pronësie.

Në një intervistë nga burgu për gazetaren Dorjana Bezat, Agron Tanushi rrëfen zanafillën e problemeve me ish-kunatën deri ditën e krimit. Ai shprehet i penduar teksa thotë se ka qenë i rënduar psikologjikisht.

“Jam penduar për krimin. Isha i rënduar psikologjikisht. Me Jetmirën kisha 7 vite që zihesha pre shtëpinë. Ditën e krimit njerëzit e Jetmirës më ofenduan dhe kërcënuan”, thotë ndër të tjera 31-vjeçari.
Intervistën e plotë të Agron Tanushit do ta ndiqni në orën 12:00 në emisionin “Me Zemër të hapur”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet