Vjedhje dhe shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë, bien në pranga 3 persona

Aktualitet
Vjedhje dhe shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë, bien

DURRËS

Policia e Durrës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar 3 shtetas, njëri prej të cilëve ishte në kërkim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, dy prej të arrestuarve akuzohen për vjedhje, ndërsa tjetri për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

H., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 10.09.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M., 21 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr.16, Durrës, i kanë vjedhur aparatin celular shtetasit M. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT