Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vendimi për maskat/ Kryemadhi thirrje qytetarëve: T’i kundërpërgjigjen policëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar këtë mbremje në Ora News u shpreh se çdo qytetar duhet t’i bëjë rezistencë çdo polici që e ndalon për mosvendosjen e maskës.

Ajo u shpreh se qytetarët nuk kanë para për të blerë maska, madje dhe vetë policët nuk kanë të ardhura mjaftueshëm për të blerë maska.

“Po le të guxojnë dhe unë do t’u bëj thirrje çdo qytetari që do ta ndalojë çdo polic, qoftë i Edi Ramës qoftë i Erion Veliajt, t’i kundërpërgjigjet, sepse vetë policët të parët nuk do të kenë lekë për të blerë maska.

A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit.

Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxorri anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin…

Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë.
Sipas Kryemadhit, Rama e tregoi trimërinë e tij kur ndaloi faljen e Bajramit dhe pa përgjigjen e qytetarëve”-tha Kryemadhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet