Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ulje e rasteve të reja, rritet numri i viktimave në Itali. Policia gjen 60 faqe në internet që shisnin ilaçe të rreme për të luftuar Covid-19

Mediat italiane, që i referohen buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot u regjistruan 4,619 raste të reja me koronavirus, (837 më pak se dje).

Totali i të infektuarve, përfshirë të shëruarit dhe viktimat ka shkuar nga fillimi i pandemisë në Itali në 359,569 persona.

Rritje në krahasim me dje ka shënuar numri i viktimave, sot 39 persona humbën jetën, ndërsa dje ishin 26 viktima. Totali i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 36,205.

Mediat raportojnë se policia italiane ka bllokuar rreth 60 faqe në internet dhe disa fushata reklamuese të mediave sociale që shisnin produkte false për të luftuar Covid-19.

Produktet e rreme që reklamoheshin përfshinin ilaçe të paligjshme, të ndaluara më parë për shkak të efekteve anësore të tyre.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet