Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U arrestua dy ditë më parë në Tiranë, lihet në burg iraniani. Dëshmia në gjyq: Ika nga Irani, se më rrezikohej jeta

TIRANË

Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest me burg” shtetasin iranian Bijon Poolandrag.

Ai u arrestua dy ditë më parë në kryeqytet. Iranian i u denoncua nga ana e një vajze.

Poolandrag akuzohet për veprën penale të ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike.

Mësohet se Bijon Poolandrag prej një viti jeton në Tiranë, ndërsa po hetohet nga Prokuroria edhe për veprimtari të tjera të paligjshme.

Iraniani ka thënë në gjyq se ka ikur nga Irani, sepse i rrezikohej jeta. “Kam ikur nga Irani, sepse atje ndihesha i rrezikuar për jetën. Jetoj me 300 euro në muaj, që marr si9 asistencë nga një organizatë iraniane”, ka deklaruar ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet