“Të thotë sa të dojë fola me Merkel apo me Zotin”, Meta: Rama preu 5 qershorin…

Politikë
“Të thotë sa të dojë fola me Merkel apo me

Presidenti Ilir Meta i ftuar këtë mbremje në emsionin Çim Peka Live komentoi videomesazhin e Angela Merkel me kryeministrin Edi Rama.

Ai me ironi tha se “Rama të thotë sa të doja fola me kancelaren Merkel apo fola me Zotin” dhe se asgjë se ndryshon fatin e tij në zgjedhjet e ardhshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rama të thotë sa të dojë fola me kancelaren Merkel apo fola me Zotin, ai preu 5 qershorin dhe nuk ka hapje negociatash.

Kush prek zgjedhjet do të ketë probleme tyë paimagjinueshme. Nuk kanë ndodhur këto gjëra as në regjime të kaluara.

Nuk më intereson opozita, më interesojnë shqiptarët. Unë i kam thënë opozitës që të mos djegin mandatet se Rama është i papërgjegjshëm dhe nuk do reflektojë.”-tha Meta.

Ai u ndal dhe te dekoratat ndërsa u shpreh se është detyrë e Presidentit të nderojë heronjtë.

“I jap dekoratat se e kam për detyrë. Është detyra e Presidentit të nderojë heronjtë. Këta duan të çbëjnë atdheun.

Kam lindur në një shtëpi partizanësh. Shtëpia ime është djegur disa herë. Kjo është detyra ime. Ahmet Zogu ka marrë dekoratat më të larta nga presidentët e mëparshëm”-u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT