Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Raketat e reja hipersonike të Penianit nuk mund të kapen nga radarët amerikanë

E njohur si KN-23, raketa hipersonike (me shpejtesi maksimale disa here me e madhe se ajo e zerit) koreano-veriore ishte në qendër të paradës së 75 vjetorit të partisë komuniste në fundjavë.

Ajo raportohet se është testuar vazhdimisht që prej vitit 2019, dhe Korea e Jugut ka pranuar se sistemet anti-raketore amerikane AEGIS nuk mund ta gjurmonin në fluturim dhe jo më ta neutralizonin.

Kjo mund të jetë një ndryshuese e rregullave të lojës në rajon nëse ka preçizionin e goditjes ndaj fushave ajrore në Korenë e Jugut.

Në kundërpërgjigje të sistemeve amerikane të Koresë së Jugut, Veriu ka investuar në sistemet elektronike të afta të zhurmojnë radarët armikë, dhe i ka integruar ato në një numër armatimesh.

Teknologjia nuk është integruar vetëm në raketat vendase por dhe në sistemet mbrojtëse të vendeve partnere si Irani e Jemeni, të cilat raportohet se mbështeten gjerësisht në teknologjinë e Penianit për sistemet e tyre raketore.

Dhe në fakt teknologjia koreane e shmangies së radarëve është përgjegjëse për disa nga raketat jemenite që kanë shmanguar me sukses në 2017 sistemet amerikane mbrojtëse të Arabisë Saudite, citon top channel.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet