Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pse bëra koalicion me PS? Meta publikon video-mesazhin, çfarë tha para 7 vitesh

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet përmes një videosje atyre që e pyesin pse bëri koalicion me PS në prill të vitit 2013.

Videoja është shkëputur nga fjalimi i tij i mbajtur në 5 maj 2013.

Mesazhi i Metës:
Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”.

Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:
Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro

Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro

Reforma Parlamentare me 108 vota pro.

Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash.

Për të tjerat, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në Syri TV, në ora 20:45, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, përballë edhe një paneli të nderuar analistësh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet