Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Po kalonte kamionin me 20 mijë euro në Kakavijë, vihet nën hetim sarandioti

Një 50 vjeçar nga Saranda është proceduar penalisht pasi është kapur duke kaluar me kamion me 20000 euro në Kakavijë.

“Sekuestrohen 20 000 euro. Procedohet penalisht 50-vjeçari, poseduesi i shumës monetare. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip kamion që drejtohej nga shtetasi A. O., 50 vjeç, banues në Sarandë”, thotë policia.

Eurot e padeklaruara iu gjetën të fshehura në çantën personale.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën personale të shtetasit A. O., 20 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi A. O., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Disa ditë më parë, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën edhe dy raste te tjera të mosdeklarimit të të hollave në kufi”, thotë policia.

Si rezultat i kontrolleve, Policia Kufitare, brenda pak ditësh, ka goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet