Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Plantacion droge brenda vilës luksoze, arrestohet shqiptari dhe italiani

Në kuadër të kontrolleve që synojnë luftimin e tregtisë së drogës, policia italiane në Varese ka bërë të mundur zbulimin e dy plantacioneve me marijuanë, Brenda të cilave gjendeshin rreth 1700 bimë dhe 40 kilogramë marijuanë të gatshme.

Po ashtu në pranga kanë rënë dy person, një prej tyre me origjinë shqiptare dhe tjetri vendas.

Mediat italiane shkruajnë se marijuana u gjet në bodrumin e një vile luksoze në Vanzaghello.

Të arrestuarit kishin përgatitur dy sera të kompletuara me gjithçka që duhej për kultivimin e marijuanës, si dhe të gjitha materialet që duheshin tashmë që ajo ishte bërë gati për t’u korrur.

Gjatë kontrolleve u sekuestrua gjithë materiali i përdorur për kultivim dhe 40 plumba.

Po ashtu në shtëpinë e shqiptarit, i cili shoqëroi një nga të arrestuarit në kohën e kontrollit, u sekuestruan rreth 9,000 euro para, që dyshohet se janë përfituar si rezultat i shitjes së drogës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet