Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

OBSH: Kujdes me imunitetin e tufës, nuk është përdorur kurrë si strategji në një pandemi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar të hënën se numri i rasteve me koronavirus në të gjithë globin është në nivelet më të larta, që nga fillimi i pandemisë.

Adhanom Ghebreyesus, drejtuesi i organizatës tha: Në katër ditët e fundit kemi regjistruar numrin më të lartë të rasteve të raportuara deri më tani.”

“Në të gjithë botën, ne tani po shohim një rritje të numrit të rasteve të raportuara me Covid-19, veçanërisht në Evropë dhe Amerikë”, shtoi ai më tej.

Tedros paralajmëroi gjithashtu kundër idesë së imunitetit të tufës.

Kreu i OBSH shtoi: “Imuniteti i tufës kundër fruthit kërkon që rreth 95% e popullatës të vaksinohen. 5% i mbetur do të mbrohet nga fakti që fruthi nuk do të përhapet në mesin e atyre që janë vaksinuar. Me fjalë të tjera, imuniteti arrihet duke mbrojtur njerëzit nga virusi, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij. Imuniteti i tufës nuk është përdorur kurrë si një strategji për t’iu përgjigjur një epidemie, aq më pak një pandemie. Është shkencërisht dhe etikisht problematik.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet