Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Kurrë se kam besuar këtë virus”, këngëtari shqiptar infektohet me COVID-19

Valton Krasniqi, këngëtari i njohur shqiptar, infektohet me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari me anë të një postimi në Instagram ku shfaqet i shtruar në spital.

Ai zbulon se nuk e ka besuar këtë virus, por tani inkurajon ndjekësit të ruajnë veten, familjen dhe njerëzit përreth.

“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani vetën familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, ka shkruar ai.

Valtoni duket në gjendje jo edhe aq të mirë shëndetësore, teksa ka pozuar me maskë duke respektuar masat anti covid.

Këngëtari nga Prizreni vetëm tri ditë më parë solli këngën e re të titulluar “Balerina”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet