Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryemadhi: Europa kujtohet për Shqipërinë kur plas dhuna apo i shqyhen kufijtë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar këtë mbrëmje në RTV Ora tha se Europa kujtohet për Shqipërinë vetëm kur plas dhuna në rrugë dhe hapen dhe shqyhen kufijtë e Europës.

Ajo u ndal te pandemia duke u shprehur se bota po kalon një moment të vështirë dhe se nuk e ka njeri mendjen se çfarë bëhet me kodin zgjedhor në Shqipëri.

“Ju kujtoni që bota rrotullohet rreth Shqipërisë në këtë kohë pandemie?
Të jemi të sinqertë. Kur të dalë populli në rrugë dhe plas dhuna rrugës, të hapen kufijtë dhe të turren ato skafet me emigrantë dhe klandestinë drejt brigjeve të Italisë, apo të shqyhen kufijtë e Europës, pastaj kujtohen për Shqipërinë.”-tha Kryemadhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet