Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Kodin Zgjedhor do e kthej në Kuvend”, Rama i përgjiigjet Metës: Firmose ose ktheje sa më shpejt, të nisë zbatimi

TIRANË

Ndërsa, presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të kthejë në Kuvend projekt-ligjin për Kodin Zgjedhor, kryeministri Edi Rama tha se nëse Meta vepron në këtë mënyrë, atëherë kërkesa e tij do të rrëzohet.

Rama u pyet edhe për planin 5 pikësh të kreut të PD-së Lulzim Basha, duke thënë se “nuk ia ka idenë këtij lloj plani”.

“Nëse presidenti Ilir Meta dërgon në Kuvend kthim të Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet. Nuk ia kam idenë për plan me 5 pika të Lulzim Bashës. 5 qershori është respektuar. 30 qershori është respektuar dhe nuk ka asgjë më për të thënë dhe s’ka kohë për të humbur. Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta ktheje sa më parë. Pasi nuk ma më kohë për implementimin”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet