Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Ka pasoja të rënda…”, Presidenti Meta thirrje të fortë pas rritjes së shifrave të infektimeve

Presidenti Ilir Meta shprehet se përshkallëzimi artificial i tensioneve politike në vend ka ndikuar me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Në një postim në Facebook, teksa shpërndan kronikën e Zërit të Amerikës ku thuhet se javën e fundit në vend kishte një rritje me 15% e shifrave të reja të të infektuarve dhe ulje të lehtë të testimeve. Shprehet se është koha për t’iu rikthyer marrëveshjes së 5 qershorit.

“Përshkallëzimi artificial i tensioneve politike në vend, që nga rrafshimi i pabesë dhe i paligjshëm i Teatrit Kombëtar në kulmin e pandemisë, e sidomos prishja e njëanshme e Marrëveshjes së 5 Qershorit nga Kryeministri në detyrë, jo vetëm që nuk i shërben stabilitetit politik dhe bllokon çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, por ka patur dhe ka pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht për ekonominë e tyre.

Koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit, si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë, është tani.
Për të tjerat, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në Syri TV, në ora 20:45, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, përballë edhe një paneli të nderuar analistësh.”-shkruan Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet