Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Johnson prezanton masat e reja anti-Covid: Britania nuk e ka të nevojshëm një izolim kombëtar

Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur të hënën se nuk beson se Britania e Madhe e ka të nevojshme vendosjen e një karantine të plotë për të luftuar koronavirusin.

Boris Johnson është duke prezantuar strategjinë e qeverisë së tij me tre nivele në “House of Commons” këtë pasdite. Në vend pritet që të implementohen disa nivele alerti që klasifikohen në të Mesëm, të Lartë dhe Shumë të Lartë.

Kryeministri britanik tha se niveli i alarmit mesatar do të mbulojë pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Niveli i Lartë pasqyron bllokimet aktuale lokale ndërsa masa synon të zvogëlojë transmetimin nga familja në familje.

Niveli i alarmit shumë të Lartë do të zbatohet aty ku transmetimi i virusit po rritet me shpejtësi, tha Johnson.

Johnson tha gjithashtu se qeveria ka rënë dakord me rajonin e qytetit të Liverpool që të futet në nivelin e 3.

Ndërsa palestrat, qendrat e kohës së lirë, dyqanet e basteve dhe kazinotë do të mbyllen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet