Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë, gjendet vrasësi i dy të rinjve në Malësinë e Madhe

I akuzuari për vrasjen e dy kushërinjve të tij në Malësinë e Madhe, 25 vjeçari, Daniel Pepaj është lokalizuar nga Policia e Shkodrës.

Mësohet se vrasësi i shpallur në kërkim për ekzekutimin e dy të rinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, është lokalizuar në Malin e Zi.

I riu i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur më tre tetor, është lokaliazuar në Podgoricë, me ndihmën e policisë së Malit të Zi.
Efektivët kanë informacione se Pepaj është i armatosur, kështu që janë marrë masat për të nisur negociatat për vetëdorëzimin e tij.

Një ditë më parë, është lënë në burg babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj. Ai akuzohet se mund të ketë pasur dijeni për vrasjen e dy djemve, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim i biri dhe e ka fshehur atë dhe për kultivim kanabisi, pasi në parcelën që rezultonte në emrin e tij u gjetln rrënjë hashashi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet