Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hoti për dialogun në Bruksel: S’marrim asnjë zotim pa na pranuar njohjen Serbia

Avdullah Hoti, kryeministri i Kosovës ka raportuar në Kuvend për dialogun në Bruksel.

Ai ka qenë i prerë duke sqaruar përfundimisht se pa pranuar Sebia njohjen e Kosovës, kjo e fundit nuk do të dakordësohet për asgjë.

Sipas Hotit, Kosova s’do të marrë asnjë zotim nëse Serbia nuk e bën këtë veprim. Serbia dhe Kosova e arritën një marrëveshje politiko-ekonomike por duket se ajo përfundimtare do të luhet në Bruksel.

“Në Bruksel bisedohet për elementet gjithëpërfshirëse për njohje reciproke. Çdo dakordim për elemente të marrëveshjes, nuk ka dakordim për asgjë për derisa nuk ka pajtim për çdo gjë, për njohje reciproke. Si në nivel të koordinatorëve dhe nivel të lartë, për të pagjegurit, dhe çështja e obligimeve financiare. Kosova nuk ka marrë dhe nuk do të marrë asnjë zotim pa pranuar Serbia njohjen e Kosovës shtet i pavarur”, tha Hoti para deputetëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet