Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqi, shqiptari vret të dashurën ukrainase me gjithë bashkëshortin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Loutraki të Greqisë, ku një grua me origjinë nga Ukraina u gjet e vdekur me bashkëshortin e saj grek.

Ata janë vrarë në shtëpinë e tyre në këtë zonë. Në lidhje me ngjarjen që tronditi komunitetin lokal, dyshohet se vrasësi është një shqiptar, shkruajnë mediat helene.

Forcat policore kanë lajmëruar se sapo kanë hyrë në banesë, kanë parë se burri e gruaja ishin të mbuluar në gjak.

Sipas policisë, në trupat e tyre kishte shenja dhune, ndërsa një detaj i frikshëm është se ata janë gjetur totalisht të zhveshur.

Gruaja ukrainase 45 vjeçe ishte martuar me një biznesmen nga Mikonos dhe kishte një vajzë 20 vjeçe.

Dyshohet se ajo ka pasur lidhje me shqiptarin, i cili dyshohet se ka kryer edhe krimin e dyfishtë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet