Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Familja nga Baldushku u detyrua të shiste lopën pas tërmetit, Veliaj u çon surprizën e veçantë

Të premten e kaluar, kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe ministri Ahmetaj ishin së bashku në Baldushk, për t’i dorëzuar çelësat e shtëpisë së re familjes së Klementit, pasi e vjetra u shkatërrua nga tërmeti i nëntorit.

Aty, i zoti i shtëpisë u rrëfeu se pas shembjes së shtëpisë, kishte shitur edhe lopën me të cilën ushqehej, pasi nuk kishte ku ta mbante.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Klementi dhe e shoqja u habitën jo pak kur panë Veliajn që u solli një lopë tjetër.

“Sot herët në mëngjes në Baldushk, për një porosi të vogël. Klementi dhe e shoqja nuk e prisnin, por ishte vërtet kënaqësi t’ua bëje më të bukur ditën”, shkruan Veliaj në Facebook.

“Faleminderit shumë kryetar, s’ma merrte mendja. Keni bërë shumë për ne”, i tha e zonja e shtëpisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet