Enca publikon foto të këmbës së saj të dëmtuar

Showbiz

Enca Haxhia-s i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni në këmbë.

Për shkak të thyerjes, ajo është dashur të ketë ndërhyrje, ndërsa edhe informoi fansat për një gjë të tillë.

Këngëtarja shqiptare, në një postim në rrjetin social Instagram, ka sjellë një video ndërsa vërehet lëndimi i rëndë i saj në këmbë.

“Katër javë nga operacioni”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Enca nuk e ka lënë anash të shpjegojë arsyen që nuk ishte aktive në rrjete sociale, ndërsa njofton se shumë gjëra të reja po vijnë.

“Për ata që pyesin, unë theva kyçin e këmbës para katër javësh, teksa pata një operacion. Kjo është arsyeja që nuk isha aktive në rrjete sociale”, shtoi artistja.

ME TE LEXUARAT