Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Britania karantinë në 3 nivele, Johnson konfirmon shtimin e masave anti-Covid-19

Anglia, duke filluar nga mbrëmja e së mërkurës, do t’i nënshtrohet karantinimeve lokale me tre nivele: të mesme, të larta dhe shumë të larta ka konfirmuar Boris Johnson.

Ky njoftim vlen vetëm për Anglinë e jo për Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, pjesë të Britanisë së Madhe, pasi janë kryeministrat ose ministrat kryesorë të këtyre pjesëve të vendit që kanë prerogtivën ekskluzive për kësi vendimarrjesh për vendet e tyre.

Liverpuli është qyteti i cili do të jetë në nivelin më të lartë, ku do të mbyllen pabet, restorantet, palestrat e gjithçka tjetër, pasi spitalet në atë qytet janë në gjendje kritike.

Katërfishimi i rasteve të infektimeve përbën një realitet të hidhur, tha Boris Johnson ku aktualisht ka më shumë njerëz të shtruar në spitale me sëmundjen, sesa para se Britania të hynte në lockdoën (mbyllje, karantinë) total, në muajin mars.

Dyqanet që shesin mallra esenciale, shkollat dhe univeristetet do të mbeten të hapura. Ndërkaq, për momentin jugu i Anglisë është disi më mirë me gjendjen e Covid-it dhe mbetet të shihet se çfarë masash do merren për 9 milionë banorët e Londrës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet