Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arrestohet 62-vjeçari në Mallakastër, ushtroi dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij

MALLAKASTËR

Policia në Fier ka arrestuar në 24 orët e fundit disa shtetas, për kryerjen e disa veprave penale.

Ndër të tjera, është vënë në pranga edhe një 62-vjeçar, që akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës, 16 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

G., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur punonjësit të Policisë së Rendit Publik për ta shoqëruar në Komisariatin e Policisë.
K. 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volksëagen”.
B., 61 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang” në gjendje të dehur.
K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Honday”.
—————————————————

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 62 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 16 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

—————————————————

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet