Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zhgënjen Kombëtarja Shqiptare, përfundon barazim ndeshja me Kazakistanin

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë.

Ndeshja është mbyllur me rezultatin 0-0.

Shqipëria e ka shumë të vështirë të reagoj, të rikthehet tek rezultatet pozitive, nuk e bën diçka të tillë as në transfertën përballë Kazakistanit.

Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në një 90-minutësh konfuz dhe pa shkëlqim.

Nuk pati asnjë efekt as aktivizimi i Brojës si titullar, sulmuesi i Viteshe pati disa mundësi të realizonte golin e tij të parë me Kombëtaren por nuk ishte i saktë në finalizim.

As aktivizimi i Kumbullës si titullar nuk pati ndonjë impakt të madh, sërish ishim në panik në prapavijë, në ato pak raste kur vendasit sulmuan.

Pas këtij barazimi në Kazakistan, Shqipërinë e pret një tjetër transfertë e vështirë tre ditë më pas, atë kundër Lituanisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet