Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U la në burg, zbardhet dëshmia e Rrok Pepajt: Dija vetëm se djali ishte rrahur

Zbardhet dëshmia e Rrok Pepajt, babait të Danjel Pepaj, autorit të vrasjes së dy të rinjve në Malësi të Madhe pasi u la bë burg për dëshmi të rreme dhe bashëkpunëtor në kultivim kanabisi.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se nuk ka patur dijeni për parcelën, ndërsa për sa i përket djalit ka shtuar se di vetëm se ai ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur.

“Nuk kam patur dijeni për parcelën sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica.
Unë thjeshtë e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka patur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur.

Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto pune sepse une jam i semurë dhe kam edhe gruan të sëmurë”, tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet