Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Trump nominohet sërish për Nobelin e Paqes “nga Evropa”

Donald Trump është nominuar sërish për çmimin Nobel për Paqen.

Një anëtare finlandeze e Parlamentit Evropian bëri thirrje që presidenti amerikan ta ketë këtë nder.

Anëtarja e partisë së djathtë finlandeze, Laura Huhtasaari, i shkroi Komitetit të Nobelit për të nominuar Trump-in për çmimin që do të ndahet në vitin 2021 “në njohje të përpjekjeve të tij për t’i dhënë fund epokës së luftërave të pafundme, për të ndërtuar paqen, duke inkurajuar palët në konflikt për dialog dhe negociata, si dhe për të mbështetur kohezionin e brendshëm dhe stabilitetin e vendit të tij. ”

Ajo shprehet se Trump është në përfundim të një mandati presidencial pa përfshirë Shtetet e Bashkuara në një konflikt të ri të huaj, ndërsa tërheq trupat nga Iraku dhe Afganistani.

Gjithashtu citoi Marrëveshjet e Abrahamit, marrëveshjet e paqes mes dy kombeve të Gjirit Arab dhe Izraelit.

Për më tepër, eurodeputetja tha se Trump ka “ruajtur kohezionin kombëtar dhe siguruar ligjin dhe rendin” në vend.

Letra është e radhës nga një numër kërkesash në rritje nga Evropa dhe gjetkë që Trump të marrë vitin tjetër Nobelin për Paqen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet