Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Të akuzuar për masakrën e Lushnjes, SPAK mbyll hetimet për kundërshtarët e Aldo Bares

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbyll hetimet për dosjen e kundërshtarëve të Aldo Bares.

Hetimet janë mbyllur për Orges Bilbilin, Laert Haxhiun dhe Anterio Kaloshi. Personat në fjalë janë të dyshuar për masakrën e Lushnjes.

SPAK i akuzon ata për grup të strukturuar kriminal.Orges Bilbilin së bashku me Laert Haxhiun kanë kryer atentatin në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur Marius Xhepexhiu.

Atentati i 2017-ës, që mori emrin masakra e Lushnjes, dyshohet se kishte shkasë një ngjarje të vitit 2016, ku u tentua të ekzekutohej nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.
Kaloshi gjithashtu akuzohet se është i përfshirë në masakrën e Lushnjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet