Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Princ Harry dhe Meghan rrëfehen për problemet e shëndetit mendor

Çifti kanë folur hapur dhe kanë rrëfyer problemet me shëndetin mendor.

Meghan ka qenë e ftuar së bashku me Princ Harry në shkollën Santa Barbara, ndërsa si temë u trajtua Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor.

Çifti u tregoi studentëve se si të ndihmojnë botën sikur fizikisht, mentalisht dhe emocionalisht.

Një përzgjedhje e tillë për të mbajtur fjalime ka qenë për shkak të moshës së studentëve, pasi në kohën e adoleshencës ndodh të ballafaqohen me probleme të ndryshme .

“Unë po flas në mënyrë personale, pasi më kanë thënë se në vitin 2019 kam qenë personi më i përfolur në mbarë botën”, është shprehur ajo.Meghan shtoi: “Nuk më intereson nëse ju jeni 15 apo 25 vjeç, nëse njerëzit flasin për ju, gjëra që nuk janë të vërteta, nuk do të thotë të shkatërroni shëndetin tuaj mendor”.

Princ Harry gjithashtu komunikoi me studentët dhe rrëfeu problemet që kishte, pas vdekjes së princeshës Diana.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet