Po transportonin dru me fuoristrada/ Arrestohen 4 persona në Korçë

Aktualitet
Po transportonin dru me fuoristrada/ Arrestohen 4 persona në

Katër shtetas kanë rënë në pranga në Korçë, gjatë një operacioni për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve.

Bëhet fjalë për S. T., 23 vjeç; O. B., 40 vjeç; D. P., 30 vjeç dhe E. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga forcat e Policisë, në afërsi të fshatit Shtyllë dhe vendit të quajtur “Qafa e Martës”, duke transportuar me 4 automjete tip fuoristrada një sasi prej 12 m sterë dru zjarri të llojit ah, pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetet e përdorura për prerjen e druve, motorseka dhe sopata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

ME TE LEXUARAT