Plagosja e shefit të policisë bashkiake, policia jep detajet: Autori lëvizte me motomjet

Aktualitet
Plagosja e shefit të policisë bashkiake, policia jep detajet: Autori

Menjëherë pas plagosjes së shefit të policisë bashkiake në malësinë e madhe dhe babait të tij policia jep detajet e ngjarjes.

Sipas policisë autori ende i paindentifikuar lëvizte me motor dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të policisë bashkiake. Në zonë kanë shkuar edhe forcat e FNSH ku vijon kontrolli masiv për kapjen e autorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 11.10.2020, rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe ku udhëtonin shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

Si pasojë janë plagosur shtetasit M. H, me detyrë Shefi i Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe dhe Xh. H., i ati i tij, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po kontrollohet zona ku dyshohet se ka lëvizur autori.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t'i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe indetifikimin e autorit

ME TE LEXUARAT