Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Perimetri” kap 15 klandestinë në Korcë, arrestohet një trafikant, arratisen dy të tjerët

Nje numer prej 15 emigrantesh te paligjshem u ndaluan diten e sotme ne Korce ne kuader te operacionit te koduar me emrin Perimetri.
Policia tha se ka vene ne pranga nje prej personave qe po trafikonte klandestinet nderkohe qe jane shpallur ne kerkim edhe dy bashkepunetoret e tij.

Deklarata e policise:
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në kuadër të tij, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar 15 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shpallen në kërkim edhe 2 bashkëpunëtorë të dyshuar të tij.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Maliq në vijim të operacionit policor “Perimetri”, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Prezë, Tiranë, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit M. S., 21 vjeç dhe L. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi M. Sh., është kapur nga shërbimet e Policisë në rrugën Zëmblak-Zvezdë, në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportuar me mjetin triçikël tip “Kama” 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 39-vjeçarit M. Sh.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet