Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nuk respektuan masat kundër COVID-19, gjobiten rreth 600 qytetarë në Kosovë

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 592 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. “Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19 janë 592”, thuhet në këtë raport të Policisë së Kosovës, ku nuk specifikohen shkeljet që i janë bërë këtij Ligji.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që prej 13 marsit e deri më 10 tetor, në Kosovë janë regjistruar 16,130 raste me koronavirus. Prej tyre, 14,282 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1,203. Numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 645.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet