Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Masa të reja kundër COVID-19 në rajonet spanjolle

Në rajonet spanjolle të Katalonjës dhe Navarres kanë vendosur masa të reja kufizuese kundër koronavirusit për shkak të rritjes së rasteve të reja të infektimeve.

Josep Maria Argimon , Sekretari për Shëndetësi në Katalonja, tha se u ka kërkuar të gjitha kompanive që t’i urdhërojnë punëtorët që të punojnë nga shtëpitë e tyre në 15 ditët e ardhshme.

“Pa vendosjen e këtyre masave, brenda dy-tre javësh, situata këtu do të jetë si në Madrid”, tha ai.

Në Madrid, autoritetet të premten shpallën gjendje të jashtëzakonshme me qëllim që të frenojnë përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Kryeqyteti spanjoll është njëri prej qyteteve të goditura më së keqi nga pandemia në Evropë.

Katalonja ka raportuar 2,360 raste të reja me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) dhe 13 viktima në 24-orët e fundit, thanë autoritetet të shtunën.

Në rajonin Navarre, që ka një popullsi prej 650,000 banorësh, liderja rajonale, Maria Chivite njoftoi se ka vendosur masa të reja kufizuese, pasi ditën e fundit janë regjistruar 463 raste të reja me koronavirus – shifra më e lartë e infektimeve në këtë rajon që prej fillimit të pandemisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet