Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Emrat/ Hakmarrje pas 14 vitesh, si u aksidentua për vdekje 57-vjeçari. Autori në pranga

Shkaku i aksidentit të djeshëm në Rromanat të Durrësit, i konsideruar i paqëllimshëm është zbuluar ditën e sotme nga policia.

Autori i ngjarjes Myslim Istrefi ka përplasur për vdekje Shaqir Estrefin, duke u hakmarrë për babanë e tij pas 14 vitesh. 41-vjeçari në gjendje të dehur duke drejtuar makinën e tij tip “Fiat” përplasi për vdekje 57-vjeçarin, i cili po udhëtonte në këmbë. Estrefi mundi të mbijetonte prej plagëve të marra nga përplasja.

Sipas policisë, autori, pas 14 vitesh, përplasi për vdekje Shaqir Estrefin për motive hakmarrje, pasi babai i viktimës, Q.E., në vitin 2006 vrau babain e të dyshuarit, Z.I.

Mbi 41-vjeçarin e arrestuar ditën e djeshme rëndojnë akuzat “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet